Kompania


Ju jeni ketu: Home >Kompania

Welcome Tirana

Bashkia Tiranë


Mirësevini në Welcome Tirana, portali i dizenjuar për të promovuar turizmin e kryeqytetit të Shqipërisë nëpërmjet instrumentit novator në Virtual Reality. Projekti përmbledh turet në 360 gradë të realizuara pranë në atraksioneve kryesore të qytetit, duke u ofruar kështu përdoruesve në mbarë botën mundësinë për të zbuluar karakteristikat duke marrë ndërkohë informacione të dobishme për të udhëtuar në qetësi absolute.
Realizuar në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe administratën e bashkise së Tiranës, Welcome Tirana vë ne dukje bukurinë e vendeve, efikasitetin e strukturave, magjinë e natyrës, duke stimuluar kuriozitetin e vizitorëve më të hapur për të parë drejt destinacioneve që nuk janë shumë të njohura.
Kryeqyteti i Vendit të Shqiponjave është rritur me kalimin e kohës, duke ruajtur gjithmonë imazhin intrigues të një qyteti i gjithi për t’u eksploruar, midis ngjyrave të shtëpive karakteristike, monumenteve historike, peizazheve malore, ambienteve që frymezojne atmosferën gjatë ditës dhe natës.
Vazhdimisht i azhornuar e finalizuar per te nxjerrë në pah tërheqjen turistike të Tiranës, portali do të ndihmojë që Kryeqyteti të jetë një destinacion i përshtatshëm dhe i arritshëm për pushimet në çdo periudhë të vitit. Eksplorimi përmes Virtual Reality zbulohet në çdo klikim argëtues , të dobishëm dhe entuziasmues ... provoni menjëherë dhe planifikoni udhëtimin tuaj me Welcome Tirana!

Lundrim te Mbarë !